Flash News

E-TJERA

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali njëri nga autorët

Masakra me 4 të vrarë në Velipojë, arrestohet në Itali

Dy vjet pas masakrës që tronditi jo vetëm Velipojën, por mbarë opinionin publik në vend është vënë në pranga njëri nga autorët e dyshuar.

Mediat italiane shkruajnë se policia e Riminit thotë se ka arrestuar një nga autorët e masakrës së Velipojës të ndodhur në qershor të 2021 ku mbetën të vrarë 4 persona ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Sipas tyre, më 9 qershor ka kryer urdhërarrestin ndaj një personi ndaj të cilit autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

"Ai u arrestua në hotel ndërsa së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij jetonte në Rimini. Ndaj tij është dhënë masa e arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi pasi është në hetim pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, për veprën penale “Vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në këtë ngjarje personi ka mbetur i plagosur ” Rimininotizie.net.

Si ndodhi masakra e Velipojës:

Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.

Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Debati degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe bilancin e rëndë.

 

Të fundit