Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Masakra me 4 të vrarë në Shkodër, RENEA kontrolle në banesën e Safet Bajrit
Mbrëmjen e djeshme RENEA ka ushtruar kontrolle deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes (12 dhjetor 2024) në Shkodër dhe fshatrat përreth, me në në fokus banesat e personave me precedent penal.
Mësohet se kontrollohet po bëhen në lagjet Dobraç, Kiras, Rrus, Dergut që janë lagje të Shkodrës dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjetër, me qëllim mbledhjen e provave për zbardhjen e masakrës së 30 Tetorit ku mbetën të vrarë 4 persona.
Një nga banesat e kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit.
Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.
Pasditen e 30 tetorit Shkodra u trondit nga një masakër e vërtetë, ku humbën jetën 4 persona.