Flash News
Ky është autori i vrasjes së 81-vjeçarit me çekiç në Tiranë
Polici i rrugores bie nga lartësia e një pallati!
2 të rinj arratisen nga Komisariati i Policisë së Elbasanit, pezullohen 3 efektivë, njëri në pranga
Policia arreston autorin e dyshuar për vrasjen e të moshuarit në Zall Bastar
Mbi 300 vëzhgues në 11 maj/ ODIHR publikon raportin: Me rëndësi monitorimi i përdorimit të burimeve shtetërore
Masakra në Dobraç pa autor, ‘mister’ edhe personi i tretë që dyshohet se udhëtonte me Liçin dhe Bushatin
Masakra në Dobraç, me 3 të vrarë dhe një të plagosur rëndë që ende lufton me jetën, vijon të mbetet pa autor.
Hamza Liçi, Arlind Bushati dhe Flutura Basha humbën jetën të tre pas atentatit mafioz që në shënjestër kishte Bushatin. Liçi ndërroi jetë pas breshërive të armëve, ndërsa Arlind Bushati vdiq disa orë pas ngjarjes në spital.
Flutura Basha, një viktimë e pafajshme që nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndërroi jetë pasi motori me të cilin ajo po udhëtonte bashkë me burrin, Bashkim Basha, u godit nga mjeti që doli jashtë kontrollit, ku udhëtonte Liçi dhe Bushati.
Bashkim Basha vijon të mbetet në gjendje të rëndë.
Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për autorët e ngjarjes. Burime nga policia ngrenë dyshime se mund të kenë qenë 4 autorë, dy në rolin e qitësit, njëri shofer dhe një tjetër që i ka pritur me mjet pasi kanë djegur makinën nga e cila qëlluan me armë.
Po ashtu, policia nuk ka identifikuar ende personin e tretë i cili dyshohet të ketë qenë në të njëjtin automjet me dy viktimat, Hamza Liçin dhe Arlind Bushatin.