Flash News

E-TJERA

Masakra në Paskuqan, ILD nis verifikimet për lirimin nga burgu të Dan Hutrës

Masakra në Paskuqan, ILD nis verifikimet për lirimin nga burgu të

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë njoftoi se ka nisur verifikimet për lirimin nga burgu të Dan Hutrës.

Në një njoftim, ILD thotë se është duke kryher një proces të gjatë verifikimi për çështjen dhe në përfundim të hetimeve, do të dalë me një njoftim publik.

“Ne respekt te interesimit te disave prej ju qe herët sot, mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, që nënkupton administrim zyrtar shkresor, i cili më pas do analizohet nga inspektore te ILD-se. Pra një proces që do kohën e vet, por duke ndarë plotësisht ndjeshmërinë e lartë njerëzore të ngjarjes dhe sqarimin sa më parë të situatës në lidhje me përgjegjësitë disiplinore eventuale të cdo magjistrati, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit të kësaj cështje dhe në përfundim do të dale dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit”, thuhet në njoftimin e ILD.

Dan Hutra është autori i vrasjes së tre grave dhe plgaosjes së tre të tjerave. Hutra plagosi fillimisht me thikë një 40-vjeçare në zonën e Astirit me të cilën dyshohet se ka pasur dikur lidhje dhe ka pohuar se ajo i kishte disa para borxh.

Më pas Hutra është drejtuar në banesën e ish-bashkëjetueses ku ka ekzekutuar me kallashnikov Mevlute Hysa (motrën e bashkëjetueses) dhe Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura mbetën Elena Hysa dhe Kujtime Hysa, ish-bashkëjetuesja dhe nëna e saj.

Etleva Kurti u ekzekutua po ashtu nga Dan Hutra, i cili kishte pasur konflikte me vëllain e saj, Vladimir Kurti, në burgun e Drenovës ku vuajti dënimin për vrasjen e ish-gruas së parë.

Të fundit