Flash News

E-TJERA

Masakra në Paskuqan, Kuvendi mban një minutë heshtje

Masakra në Paskuqan, Kuvendi mban një minutë heshtje

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën me një minutë heshtje në nder të tre grave të vrara nga Dan Hutra, pasditen e djeshme në Paskuqan dhe Kamëz. 

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla pasi shprehu ngushëllimet për jetët e humbura, kërkoi një minutë heshtje.

“Dje në Kamzë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku 3 gra u vranë dhe u plagosen tre të tjera. Ngjarja e djeshme duhet të na bëjë që të reflektojmë dhe të lëvizim. Agrsori u kap dhe meriton dënimin maksimal sipas ligjit, për jetët e ndërprera tragjikisht ju ftojmë të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.

Dan Hutra ekzekutoi tre gra dhe la të plagosura tre të tjera. Fillimisht, Hutra plagosi ish-të dashurën në Astir dhe më pas u drejtua në banesën e ish-bashkëjetueses Elena Hysa, ku ekzekutoi me breshëri kallashnikovi motrën e saj dhe nusen e vëllait të Elenës.

Hutra vrau Etleva Kurtin në Kamëz, motrën e Vladimir Kurtit me të cilin kishte pasur debate dhe kishte tentuar disa herë ta vriste brenda qelisë.

Të fundit