Flash News

E-TJERA

Masakra në Tiranë/ U lirua dy javë më parë, Gjykata e Apelit: Dan Hutra kërkoi ndryshim të masës, por ia refuzuam

Masakra në Tiranë/ U lirua dy javë më parë, Gjykata e

Vjen reagimi nga Gjykata e Apelit lidhur me vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave sot në Paskuqan dhe Kamzë ku autor i dyshuar dhe i shpallur në kërkim është 40-vjecari Dan Hutra.

Gjykata paraqiti një shkresë për mediat lidhur me lirimin e autorit, i cili ishte në burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Në njoftim thuhet se në 4 janar të këtij viti, Hutra ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, por shton se kjo kërkesë është rrëzuar më datë 14.02.2023, nga Gjykata e Apelit.

Reagimi i gjykatës

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:

- Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.

Të fundit