Flash News

E-TJERA

Masakroi fqinjën për një borxh prej 200 mijë lekësh, lihet në burg Fatjon Janina

Masakroi fqinjën për një borxh prej 200 mijë lekësh,

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Fatjon Janinën, 39 vjeç, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij, Paulin Gina, 82 vjeç. Viktima u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit bregdetar më 30 dhjetor.

Sipas hetimeve, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për një borxh prej 200 mijë lekësh të vjetra që viktima nuk e kthente. Fatjon Janina ka pranuar autorësinë e krimit, duke deklaruar para gjykatës të njëjtin motiv që kishte dhënë edhe gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor.

82-vjeçari jetonte i vetëm në apartamentin e tij. Pas krimit, autori ka mbyllur derën me çelës nga jashtë dhe është larguar, duke fshehur mjetet e përdorura për vrasjen, përfshirë dy thika dhe një çekiç. Policia i gjeti këto prova në banesën e tij gjatë kontrollit, së bashku me veshje të njollosura me gjak. Të gjitha provat janë dërguar për ekzaminime në Institutin e Policisë Shkencore.

Hetimet nisën pasi familjarët e të moshuarit raportuan se ai nuk po përgjigjej në telefon. Policia, pas denoncimit, hyri me forcë në banesën e viktimës, ku hasi një skenë të rëndë. Viktima kishte plagë të shumta në fyt dhe fytyrë, të shkaktuara nga goditje me thikë dhe çekiç.

Për të identifikuar autorin, policia analizoi pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes, të cilat evidentuan hyrjet dhe daljet e banorëve të pallatit. Në bazë të këtyre të dhënave dhe informacioneve operative, dyshimet u përqendruan te fqinjët, duke çuar në arrestimin e Fatjon Janinës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin e zonës, ndërsa policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha detajet dhe motivet e plota të këtij akti të rëndë.

Të fundit