Flash News

E-TJERA

Vrau me thikë ish-gruan, arrestohet shqiptari në Greqi

Vrau me thikë ish-gruan, arrestohet shqiptari në Greqi

Autoritetet policore greke kanë arrestuar 50-vjeçarin nga Vlora Eduart Danaj, pasi mëngjesin e sotëm vrau me thikë në Athinë ish-bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj, 40 vjeçe.

40-vjeçarja u gjet në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj kishte edhe thikën me të cilën ishte vrarë mga bashkëshorti.

Enkelejda Danaj ishte nënë e dy fëmijëve, teksa gjeti fundin tragjik pas një historie të trishtë, ku e kishte denoncuar tre herë në polici dhunën nga bashkëshorti.

Denoncimi i parë nga Enkelejda Danaj është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ish-partnerin e saj për dhunë në familje. Më pas burri u arrestua, por është liruar.Kallëzimi i dytë është bërë më 18 shtator 2022, ku 40-vjeçarja kishte denoncuar burrin e saj se e kërcënonte dhe e dhunonte. Burri u arrestua sërish, por është lënë i lirë nga drejtësia.

 

Të fundit