Flash News

E-TJERA

Masakroi me thikë ish-gruan, dënohet me burg përjetë Eduard Danaj

Masakroi me thikë ish-gruan, dënohet me burg përjetë Eduard

Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në Athinë.

Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim, nën ndikimin e xhelozisë dhe motiveve për kontroll, dhe pas krimit ishte larguar nga vendngjarja, duke qëndruar përkohësisht në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.

Kryetari i gjykatës e përshkroi aktin si mizor, duke treguar se i pandehuri kishte përdorur alkool pas veprimeve të tij dhe nuk kishte kujtuar as datat e lindjes së fëmijëve të tij. Përveç burgimit të përjetshëm, Danaj është gjobitur me 5 mijë euro për mbajtje të një arme pa leje.

Një nga momentet më prekëse në sallën e gjyqit ishte dëshmia e vajzës 22-vjeçare të çiftit, e cila pas humbjes së nënës ka marrë përsipër kujdesin për vëllain e saj më të vogël.

Të fundit