Flash News

E-TJERA

Masakroi me thikë Kozeta Teçon, Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim Ilirjan Selmanin

Masakroi me thikë Kozeta Teçon, Prokuroria e Korçës

Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të dashurën 52-vjeçare Kozeta Teço.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 korrik 2025, në lagjen nr.1 të Pogradecit. Ilirjan Selmani, pas një konflikti të çastit me Kozeta Teçon, e goditi atë me thikë duke i shkaktuar plagë fatale.

Menjëherë pas krimit, ai tentoi të zhdukte gjurmët duke i vënë zjarrin banesës ku jetonin, gjë që alarmoi fqinjët dhe solli ndërhyrjen e policisë dhe zjarrfikësve.

Hetimet e Prokurorisë së Korçës zbuluan prova të forta kundër Selmanit: gjurmë gjaku në rrobat e tij që përputheshin me ADN-në e viktimës, pamje filmike nga kamerat e sigurisë që e tregonin duke hyrë e dalë nga apartamenti në momentet kritike, si dhe dëshmitë e fqinjëve që raportuan zhurma dhe grindje pak para tragjedisë.

Marrëdhënia mes Selmanit dhe Kozetës kishte nisur disa vite më parë, pavarësisht diferencës së madhe në moshë.

Të fundit