Flash News

E-TJERA

Masat ajrore polare përfshijnë Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Masat ajrore polare përfshijnë Shqipërinë, njihuni me

Masat ajrore polare që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të sjellin në Shqipëri mot të kthjellët por të ftohtë. Ngricat do të jenë prezente në orët e para të ditës.

Këto kushte atmosferike do të vijojnë edhe pjesën e dytë të ditës, ndërsa vranësira kalimtare priten në verilindje dhe juglindje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Të fundit