Flash News

E-TJERA

Masat anti-covid gjatë festave, nga e marta ndryshon ora policore

Masat anti-covid gjatë festave, nga e marta ndryshon ora policore

Nga e marta ndryshojnë masat anti-covid në vendin tonë, të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Kështu, më 24 dhjetor u vendos që lëvizja e qytetarëve të kufizohej nga pra 20.30 deri në 06.00 të mëngjesit nga 22.00 që ishte vendosur më herët.

Kjo masë u mor për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe grumbullimeve gjatë festave të fundvitit dhe do të zgjasnin deri në 4 janar.

Kështu, nga e marta, ora policore rikthehet në orën 22.00 deri në 06.00 të mëngjesit, kufizim që do të jetë i vlefshme deri në një afat të pacaktuar.

Përjashtim nga ky rregull kanë bërë të gjithë ata persona që kanë lëvizur për emergjenca shëndetësore apo dhe motive pune. Kujtojmë se të gjithë ata që lëvizin jashtë kësaj fashe orari, duhet të pajisen me një autorizim në portalin e-albania.

Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar për shkak të versionit të ri të Covid-19, që sipas ekspertëve është me i transmetueshëm.

Nga ana tjetër, ditët e fundit situata e krijuar nga Covid-19 ka patur rënie, si në numrin e fataliteteve, ashtu edhe në rastet e infeksioneve.

Të fundit