Flash News

E-TJERA

Masat dhe ecuria e pandemisë, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve  

Masat dhe ecuria e pandemisë, mblidhet sot Komiteti Teknik i
Foto ilustruese

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sërish sot për të shqyrtuar masat kufizuese në kuadër të pandemisë. Sot do të vendoset nëse do të ketë ashpërsim të mëtejshëm të masave ose jo.

Mbetet për tu parë, por me shumë gjasa do të kemi një forcim të kufizimeve, pasi situata ditët e fundit ka qenë me bilanc të rënduar, por dhe kjo mbledhje vjen vetëm pak ditë pas komunikimit të fundit.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të linte në fuqi masat ekzistuese, që janë:

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00-06:00, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

Gjithashtu ndalimi i aktiviteteve si i dyqaneve, bareve, restorantëve, qendrave tregëtare në këtë fashë orari.

Shkollat e mesme në qytetet që janë në zonë të kuqe vijojnë me mësimin online, ndërkohë edhe universitetet.

Fluturimet me Britaninë e madhe janë të pezulluara.

Të fundit