Flash News

E-TJERA

Masat e pandemisë, Brataj: S’jam dakord të hiqet ora policore

Masat e pandemisë, Brataj: S’jam dakord të hiqet ora policore

Pavarësisht përmirësimit të shifrave të Covid-19, shefi i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se është ende herët për të hequr të gjitha masat kundër pandemisë.

I ftuar në Open, Brataj thotë se pandemia nuk ka mbaruar akoma, prandaj duhet bërë kujdes.

Brataj: Po mbaron është fjalë e madhe, është një fenomen botëror dhe në botë është ndryshe nga ne këtu por indikatorët i kemi për lirim masash.

Tani mbasi hap masat njerëzit duke qenë të lodhur i respektojnë më pa, kujdesi s’është vetëm me fjalë. Problemi është që në momentin që ben vaksinim masiv duhet të qarkullojë pak virusi, bilanc që do kujdes.

Me 7 spitale covid, e menaxhueshme situata, i kemi gjërat në gatishmëri për një verë të qetë. Situata është pozitive , do ketë lirim masash besoj, por jo që të do hiqen të gjitha se do ishte fatale.
Unë do filloja me maskën jashtë që ta heqim, sidomos nga temperaturat . Për të hequr orën policore s’jam dakord ta hiqet, se e kemi parë çka ndodh më parë.

Të fundit