Flash News

E-TJERA

Masat e reja anti-Covid anulojnë zhvillimin e seancave parlamentare, Ruçi: Puna në komisionet vazhdon online

Masat e reja anti-Covid anulojnë zhvillimin e seancave parlamentare,

Masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën me pandeminë kanë detyruar Kuvendin që të anulojë seancat plenare.

Kështu, mësohet se për shkak se ndalohen grumbulimet mbi më shumë se 10 persona në një ambient, nëser nuk do të ketë Kuvend.

Sa i përket vazhdimësisë, Ruçi i është drejtuar me kërkesë Komitetit Teknik dhe Manastirliut për interpretim lidhur vijimësinë e seancave në Kuvend.

"Puna në komisionet parlamentare vazhdon online", njoftoi Kuvendi.

NJOFTIMI NGA KUVENDI:

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Të fundit