Flash News

E-TJERA

Masat e reja anti-Covid në Kosovë, krijohen radhë kilometrike në Morinë

Masat e reja anti-Covid në Kosovë, krijohen radhë kilometrike
Pamje nga pika kufitare e Morinës

Radhë kilometrike janë krijuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Morinës. Fluksi i lartë i kosovarëve që po kthehen nga pushimet dhe rregullat e reja të vendosura nga qeveria kanë bërë që qarkullimi "të paralizohet".

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për të hyrë në vend, qytetarët duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit, testin PCR negativ të 72 orëve të fundit, ose të vërtetojnë që janë shëruar nga sëmundja.

Në të kundërt ata do të karantinohen për shtatë ditë. Nga kjo masë preken edhe shtetasit e Kosovës. Kjo ka bërë që në Morinë të krijohet radhë e gjatë automjetesh.

Të fundit