Flash News

E-TJERA

Masat e reja anti-Covid, TIA tregon kushtet që duhen plotësuar për të hyrë në Shqipëri

Masat e reja anti-Covid, TIA tregon kushtet që duhen plotësuar

Pas njoftimit të Ministrisë së Jashtme për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë, një tjetër vjen nga "Tirana International Airport". TIA iu ka treguar qytetarëve që hyjnë në Shqipëri kushtet që duhet të plotësojnë.

Duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët që hyjnë në vendin tonë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri, ndërsa përjashtohet fëmijët deri në moshën 6-vjeç.

TIA shton se qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga kushtet, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Të fundit