Flash News

E-TJERA

Masat e reja antiCovid, TIA njofton pasagjerët: Ja me çfarë duhet të pajiseni!

Masat e reja antiCovid, TIA njofton pasagjerët: Ja me çfarë

Sot hyjnë në fuqi masat e reja antiCovid të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Në një njoftim, TIA rikujton të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga aeroporti i Rinasit, duhet të jenë të pajisur me: maskën, biletën e udhëtimit, testin PCR ose antigjen ose certifikatën e vaksinimit në varësi të destinacionit dhe formularin PLF.

Njoftimi i plotë:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Ju bëjmë me dije se duke filluar nga data 1 Shtator 2021 në terminal lejohet të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë.

Pasagjerët duhet të jenë të pajisur me:

- Maskën

- Biletën e udhëtimit

- Testin PCR ose Antigen apo çertifikatën e vaksinës në varësi të destinacionit ku udhëtoni

- Formularin PLF sipas kërkesave të shtetit ku udhëtoni.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport

 

Të fundit