Flash News

E-TJERA

Masat e sigurisë në UBT, Dumani: Përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, është e dështuar

Masat e sigurisë në UBT, Dumani: Përpjekja për ta treguar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në tryezën për Demokraci dhe Qeverisje, tha se “përpjekja për ta treguar SPAK-un si represiv, është e dështuar”.

Duke marrë shkas nga debati që është nxitur edhe nga kryeministri Rama mbi masat e sigurisë, Dumani u shpreh se SPAK i cakton bazuar në kriteret e kodit të procedurës penale.

Ai vuri në dukje se çdo vepër penale, duke nisur nga korrupsion, janë hetuar si në gjendje të lirë ashtu edhe në masën e arrestit në shtëpi.

“E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.

Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit.  Pra situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg”, deklaroi Dumani.

Sot, kryeministri Rama teksa komentoi masat e sigurisë ndaj stafit të UBT, tha se 24 masa të tilla mund t’i japë vetëm prokuroria italiane e Antimafias.

“Të marrësh 24 masa sigurie, të tronditësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shqelm një marrëveshje të bërë. Kam shkuar unë si lyps te shkallët e universitet të Bokus. Më tha je i pari kryeministër që vjen këtu, ju luta hajdeni në Shqipëri të bëjmë një universitet austriak. Sot ai zotëria që ishte rektor punon për universitetin tonë. Në Kamëz do bëhet universiteti i Vjenës. Si i shpjegohet austriakëve që merren 24 masa për barburgim a thua se u fut në fshatin e Corleones. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali”, tha Rama.

Të fundit