Flash News

E-TJERA

Balluku prej orësh në Kryeministri pas vendimit të GJKKO, 'Mundësia' proteston para godinës

Balluku prej orësh në Kryeministri pas vendimit të GJKKO,

Partia “Mundësia” dhe kreu i saj, Agron Shehaj zhvilluan një protestë para Kryeministrisë pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres teksa kjo e fundit ndodhet prej disa orësh në godinë.

Shehaj e konsideroi situatën një provë të kapjes së institucioneve dhe kërkoi sqarime urgjente nga qeveria.

Ndërkohë, Balluku ndodhet prej më shumë se katër orësh në Kryeministri, në një takim me kryeministrin Edi Rama. Pak çaste më parë, në godinë u pa të hynte edhe deputeti socialist Ulsi Manja, çka ka shtuar spekulimet për bisedime intensive në nivel të lartë.

Ende nuk ka informacion se çfarë po diskutohet mes Ramës dhe zv.kryeministres, por burime pranë mazhorancës thonë se pritet që Balluku të formalizojë largimin nga detyra gjatë ditës së sotme, pas vendimit të GJKKO-së që urdhëron pezullimin e saj dhe ndalon daljen jashtë Shqipërisë.

Të fundit