Flash News

E-TJERA

Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, Apeli i ul 2 vite burg ish-drejtorit të Kadastrës Gjirokastër

Mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, Apeli i ul 2 vite burg ish-drejtorit

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka ulur dënimin për ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi, duke zbritur nga gjashtë në katër vite burg për të.

Taçi akuzohet për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimit dhe pranoi se i kishte konsumuar këto vepra duke i shkaktuar dëm qytetarëve dhe shtetit.

Taçi do të qëndrojë në burg për 2.8 vite. Prej kësaj zbritet dhe koha e vuajtur në shtëpi, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës. Dënimin e ngelur prej 1.8 vite burg pritet që ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës ta kryejë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Sakaq, për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë në aferat e paligjshme Alban Memisha u la në fuqi dënimi me 4 vite burg, por që do të vuajë 2.5 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Florian Taçi dhe Alban Memisha punonjës në këtë institucion, u arrestuan në flagrancë në një aksion blic më 28 Shkurt të vitit 2024 pasi u gjetën duke përpiluar tapi të falsifikuara në zyrën e ish-zyrtarit socialist, pranë Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Taçi kishte akses të plotë në serverin qëndror të Kadastrës së Shqipërisë, nga ku penetronte me dëshmitë e pronësive duke u dhënë prona me vula dixhitale personave të tjerë.

Të fundit