Flash News

E-TJERA

Mashtrime me bursa fiktive/ Sekuestrohen 2 call center-a në Tiranë, serveri italian fshinte gjurmët

Mashtrime me bursa fiktive/ Sekuestrohen 2 call center-a në Tiranë,

Operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, ka zbërthyer skemën e mashtrimit me call center-a.

Mediat italiane raportojnë se një hetim i kryer nga Prokuroria Publike Pordenone, policia shqiptare dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka zbuluar dhjetëra milionë euro të cilat vidheshin përmes call center-ave në Tiranë duke mashtruar qytetarë nga Italia.

Nga hetimi rezultoi se bëhet fjalë për 90 mijë kontakte të qytetarëve italianë të cilëve ju bëheshin propozime false me qëllim që të investonin paratë e tyre në bursa.

Skema veçanërisht bazohej në pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kriptovaluta.

Hetimi çoi në shpalljen në kërkim të 5 personave dhe arrestimin e tre prej tyre nga Shqipëria. Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se mashtruesit ishin të aftë në përdorimin e teknikave, deri në pikën e bindjes së viktimave për të hyrë në borxhe dhe për të paguar, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

Në Tiranë u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverët e lidhur me stacionet e punës.

Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga shoqata i cili pengonte hetimet.

Të fundit