Flash News

E-TJERA

Mashtrim me TVSH në ndërtim, sekuestrohen llogaritë e 5 kompanive në Tiranë

Mashtrim me TVSH në ndërtim, sekuestrohen llogaritë e 5 kompanive

Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të pesë kompanive të ndërtimit, në kuadër të një hetimi për burimin e të ardhurave dhe dyshime për evazion fiskal.

Sipas vendimit gjyqësor, kompanitë dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me TVSH, e cila ka shkaktuar një dëm ekonomik që vlerësohet në mbi 500 mijë euro.

Masat e sekuestros janë ndërmarrë pasi autoritetet kanë ngritur dyshime se fondet e këtyre subjekteve nuk justifikohen në raport me aktivitetin e tyre ekonomik dhe qarkullimin e deklaruar.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e dyshuar dhe për të identifikuar përgjegjësit e mundshëm në këtë çështje.

Të fundit