Flash News

E-TJERA

Mashtrimi i qytetarëve nga Call Center, gazetari: Policia ka dijeni, korruptohen nga punëtorët

Mashtrimi i qytetarëve nga Call Center, gazetari: Policia ka dijeni,

Skandali i ditëve të fundit i raportuar nga qytetarët evropianë, ku dëshmojnë se Call Center-at shqiptarë i mashtrojnë me bursa duke iu marrë mijëra euro, tashmë kaloi në duart e SPAK.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar dje në studion “Bardh a Zi” në ABC News, tha se policia ka dijeni për aktivitetin e call center-ave, por pjesë e rrjetit janë edhe vetë efektivët të cilët korruptohen nga punonjësit.

“Akuzat e mëparshme lidhen me njëra tjetrën. Një polic i paguar keq është i detyruar të kërkojë një punë të dytë. Nuk mund të jenë truprojë të lokaleve ku konsumohen lëndë narkotike sepse kërkojnë lidhje. Nuk mund të ndërtoj unë një Call Center ku kam brenda 500 punëtor dhe nuk e di SPZ e zonës.

SPAK reagoi më në fund pas një urdhri të drejtorit të përgjithshëm. Përdoret territori shqiptar për të mashtruar qytetarë të BE. Me ato para korruptohen pjesëtarë të institucioneve tona. Emra nga policia ka pasur, ka dhe do ketë. Por nuk duhet të jenë selektivë. Emrat nuk kanë shkuar në prokurori. Në territorin e komisariatit nr. 4 gjenden 12 call center. Në QKR është regjistruar vetëm njëri”, u shpreh Hoxha.

Të fundit