Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Mashtrimi i sanitares/ Spitali “Shefqet Ndroqi” distancohet nga akti: Nuk mund të njollosë punën e personelit
Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për skandalin e publikuar një ditë më parë, ku sanitarja mashtronte se ishte infermiere për të përdituar para.
Duke e dënuar ashpër aktin ç’njerëzor siç thuhet në njoftimin zyrtar, spitali “Shefqet Ndroqi” thotë se ky rast shëmtuar nuk mundet kurrsesi të njollosë punën e personelit shëndetësor.
Gjithashtu i kërkon autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti.
“Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi”, thuhet ndër të tjera në reagim.