E-TJERA

Mashtrimi me mikrokreditë, gjykata e Tiranës lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit

Mashtrimi me mikrokreditë, gjykata e Tiranës lë në fuqi

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 të arrestuarit e skandalit me mikrokreditë.

4 prej tyre do të qëndrojnë në “arrest me burg”, 4 të tjerë në “arrest shtëpie”, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit, me detyrë përmbarues gjyqësore privat, u është hequr licenca e aktivitetit në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë. Ndërkohë me ndihmën e një noteri dhe avokatëve, ata kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve.

Arrest në burg janë lënë:

– Aldo Daka, 35 vjeç

– Albert Gega, 36 vjeç

– Edmond Mato, 51 vjeç

– Arben Meskuti, 46 vjeç

Arrest në shtëpi:

– Kejda Seferi, 36 vjeçe

– Elda Ibro, 42 vjeçe

– Alketa Tanushi, 39 vjeçe

– Jodisa Dervishi, 35 vjeçe

Në kërkim:

Alban Kote, 43 vjeç.

Të fundit