Flash News

E-TJERA

Mashtrimi me mikrokreditë, guvernatori: Banka ka ngritur një grup pune

Mashtrimi me mikrokreditë, guvernatori: Banka ka ngritur një grup pune

Në raportimin vjetor në komisionin e ekonomisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko u shpreh se pritet të fillojë faza e likuidimit dhe menaxhimit të 32 mijë klientëve që kanë kredi pranë këtyre institucioneve.

Kjo pasi Banka e Shqipërisë ka vënë nën administrim dy institucionet financiare jo banka Microcedit Albania dhe FINAL, pasi i hoqi në mënyrë të menjëhershme licencën.

Ne kemi ngritur një grup pune, të cilat janë alokuar vetëm për këto dy kompani. Kemi bllokuar vetëm për mos tërheqje dhe jo për derdhje. I kemi çuar një njoftim Kadastrës që të mos kryejnë tjetërsime pronash, për ta ditur këtë revokim liçense. Kemi një plan pune dhe jemi duke bërë definimet ligjore, pasi është hera e parë që bëhet fjalë për një gjë të tillë. Në varësi të ligjit të bankave që kemi për institucionet financiare dhe bankat, po bëjmë definimet ligjore, për të bërë definimet për administrimin e këtyre kompanive.

Do të komunikojmë me Ministrinë e Drejtësisë, në bazë të kërkesave ligjore, për të përcaktuar një likuidator për secilën kompani dhe pastaj do të përpunohet një plan masash në vazhdueshmëri për trajtimin e problematikave me likudatorin, gjithmonë nën mbikëqyrjen e bankës së Shqipërisë”-u shpreh Sejko.

Guvernatori në përgjigje të pyetjes së deputetëve dha shpjegime dhe për fenomenin e pastrimit të parave në sistemin financiar, një shqetësim i ngritur më herët edhe nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij

Nëse leku i pistë ndikoi te zhvlerësimi i fortë i euros në dy vitet e fundit, Guvernatori Sejko hodhi poshtë tezën duke e lidhur me forcimin e ekonomisë shqiptare.

 

Të fundit