All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Mashtroi 400 mijë persona, Apeli i Durrësit lë në burg ‘bosin e kriptomonedhave’, turkun Faruk Ozer

All - Paragraf - 1

Mashtroi 400 mijë persona, Apeli i Durrësit lë në burg

Gjykata e Apelit në Durrësit ka lënë në burg e kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Ozer.

All - Paragraf - 3

Ai ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit e cila e la në burg deri në përfundim të procedurave të ekstradimit në Turqi.

Ozer gjithashtu kërkon që ekstradimi i tij të mos kryhet duk pretenduar se në Turqi i rrezikohet jeta pasi siç thekson ai sulmi ndaj tij është politik.

Ai ishte arratisur nga Turqia për në Shqipëri në prill të vitit 2021 pasi akuzohet se ka mashtruar qindra qytetarë, të cilët investuan paratë në monedhën virtuale turke “Thodex”, një sipërmarrje e dyshuar si mashtruese që drejtohej nga Ozer.

Që prej atëherë jetonte në vende të ndryshme, kurse së fundmi në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. 28 vjeçari u arrestua në një kompleks vilash në Drimadhë.

Ai u arrestua më 30 gusht në jug të vendit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar se ka mashtruar 400 mijë persona, duke u vjedhur 2 miliardë dollarë klientëve.

 

Të fundit