Flash News

E-TJERA

Mashtroi dhe shantazhoi qytetarin se kërkohej nga drejtësia italiane, pranga oficerit të policisë në Elbasan

Mashtroi dhe shantazhoi qytetarin se kërkohej nga drejtësia italiane,
Foto Ilustruese

Është vënë në pranga një punonjës i forcave të Njësisë FAST Albania, pasi shpërdoroi detyrën duke mashtruar qytetarin.

Sipas policisë, 26-vjeçari S. F mashtroi një qytetar në Elbasan duke pretenduar se personi kërkohej nga drejtësia italiane dhe nëse donte të shpëtonte, duhej t’i jepte ryshfet efektivit. Ai njëkohësisht paraqiti të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë së Shtetit. Efektivit iu sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe dy aparate celularë.

"Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë e markës e dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Mashtrim" i mbetur në tentativë, "Shpërdorim i detyrës", "Kallëzim i rremë".

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit", njofton policia.

 

Të fundit