Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Mashtroi familjen Verracaku dhe mori 570 mijë euro, lihet në burg Milena Deraj
Milena Deraj, ish-punonjëse e Bashkisë së Tiranës, është lënë në burg pasi mashtroi familjen Verracaku duke i marrë 570 mijë euro dhe në këmbim do t’i ndihmonte në procesin gjyqësor të Masakrës së Velipojës.
Deraj ka qenë për një periudhe kohore punonjëse pranë Bankës së Shqipërisë.
Deraj akuzohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër të cilës i kishte premtuar investim në bono thesari duke i marrë në këmbim 230 000 euro.
Milena Deraj njihej për mbështetjen e saj për Erion Veliajn. Nga postimet e bëra publike Deraj fliste për një fitore të padiskutueshme të Erion Veliajt në Tiranë.
Ajo u bë e njohur edhe për për një mashtrim tjetër, i cili nuk kap vlera monetare por përfshin kryetarin e tanishëm të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në 1 Maj 2015, ajo dhe Veliaj inskenuan një dialog fals në fushatën për mandatin e parë për Bashkinë e Tiranës.
Asokohe Deraj u prezantua si e interesuar për të nisur punë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj e pyet nëse kishte mbaruar me notat 10, e më pas e i premton punë në bashki.