Flash News

E-TJERA

Mashtroi klienten dhe i mori 4.200 euro, pranga avokatit në Elbasan

Mashtroi klienten dhe i mori 4.200 euro, pranga avokatit në Elbasan

Një 51-vjeçar me profesion avokat ka rënë në pranga pasi përmes mashtrimit i ka marrë klientit të tij 4.200 euro dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë.

Siç rezulton nga kallëizmi i klientes, ajo kishte autorizuar me prokurorë avokatin për të ndjekur dy çështje gjyqësore dhe kundrejt kësaj, i kishte dhënë 4.200 euro.

"Goditet një rast i mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare. I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

Të fundit