E-TJERA

Mashtroi me fondet për tërmetin në emër të Edi Ramës, sa u dënua 30-vjeçari nga Lezha

Mashtroi me fondet për tërmetin në emër të Edi

Gjykata e Lezhës vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, 30-vjeçarit Arian Meli, i cili akuzohet se mashtroi duke mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke përdorur emrin e kryeministrit Edi Rama.

Ai përfitoi një shumë prej 2 mijë eurosh, duke mashtruar se këto para do t’i çonte për bamirësi.

Megjithatë, i riu u dënua me 7 vite burg për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Duke kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi u ul 4 vite, të cilat u pezulluan për një periudhë prove tre vjeçare me kërkesë të prokurorisë, që citoi si arsye problemet mendore dhe një sëmundje të zemrës së 30-vjeçarit. Gjykata vendosi kthimi i shumave të parave të dëmtuarve.

 

 

 

  

Ditari politik

Të fundit