Flash News

E-TJERA

Mashtroi një 54-vjeçare dhe i mori 108 mijë euro, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë!

Mashtroi një 54-vjeçare dhe i mori 108 mijë euro, arrestohet

Klevis Berberi, 32 vjeç, është arrestuar për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari, duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë shumën prej 108 000 euro 54 vjeçares, duke falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo.


Pasi është nënshkruar akti notarial për blerjen e pronës, 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone, ndërkohë që i arrestuari ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit