Flash News

E-TJERA

"Mashtron me rastet e Covid për të mbyllur universitetet"/ Berisha thirrje studentëve: Organizohuni në protesta kundër regjimit

"Mashtron me rastet e Covid për të mbyllur universitetet"/

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një studenti të ardhur në ardesë të tij, i cili shprehet se Qeveria po mashtron me rastet e COVID-19, duke i ngritur numrin e tyre, për të mbyllur universitetet ne vjeshtë.

Krahas denoncimit, Berisha iu bën thirrje studentëve që të organizohen në protesta kundër Qeverisë dhe të mos i lejojnë narkobanditët e pushtetit, siç i quan ai, t'i nëpërkëmbin.

Postimi i plotë:

Vazhdon mashtrimi i studenteve!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital

Ju bej thirrje studenteve te mos lejone narkobanditet e pushtetit tju neperkembin por organizohuni ne protesta kunder kreut te meduzes dhe rregjimit te tij armiqesor ndaj jush. sb

ne studentet kemi nje shqetësim pasi ky shteti jon po mashtrron me rastet e covid-19 e hapjes vendin per turizmin edhe tani vete ngre rastet me covid ne vend per t mbyllur universitetet.Nglem mësimi neper telefona edhe kompjutera edhe kush do qe thot se mësimi online eshte efektiv genjen sepse nuk ka dicka te till ndaj ju lutem ngrini zerin se kemi 2 vite online edhe nuk po arrijmë dot ato qe duam p3r jetën tone

Të fundit