Flash News

E-TJERA

Mashtronin të huajt që të investonin në bursë, nën hetim 9 administratorë ‘Call Center-ash’ në Tiranë

Mashtronin të huajt që të investonin në bursë, nën

Nëntë administratorë ‘Call Center-ash’ në Tiranë janë proceduar penalisht pasi dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.

Sipas policisë, ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nine”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit:

– A. R., 52 vjeç, A. D., 27 vjeç, S. D., 26 vjeç, F. K., 28 vjeç, B. K., 29 vjeç, K. O., 26 vjeç, I. S., 34 vjeç, O. M., 54 vjeç, dhe K. T., 26 vjeç për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit