Flash News

E-TJERA

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra dhe iu merrnin para/ Arrestohen tre persona, si u kapën

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra dhe iu
Foto ilustruese

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash. Njërit prej të arrestuarve iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Policia e Durrësit e konstatoi veprimtarinë e paligjshme, pas kontrolleve të ushtruara përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.

"Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit: B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Mbi të rinjtë rëndojnë dy akuza,"Mashtrimi" kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Të fundit