Flash News

E-TJERA

Mashtronte në Instagram për mundësi punësimi jashtë vendit, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Mashtronte në Instagram për mundësi punësimi jashtë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një të ri,pasi akuzohet se mashtronte qytetarët në Instagram, për mundësi punësimi jashtë shtetit, në emër të kompanive të huaja fictive.

Policia është vënë në lëvizje pasi rasti u denoncua në një emision investigativ, ku A. Ç., 24 vjeç mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive.

Mashtronte qytetarët në Instagram, për mundësi punësimi jashtë shtetit, në emër të kompanive të huaja fiktive, identifikohet, kapet dhe arrestohet 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, menjëherë pasi një gazetare e emisionit “Piranjat”, ka kallëzuar se nëpërmjet një llogarie në Instagram, në të cilën reklamoheshin mundësi punësimi në shtete të tjera, mashtroheshin qytetarë, kanë organizuar punën për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin/ët.

Si rezultat u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Ç., 24 vjeç, banues në Korçë.

24-vjeçari mashtronte qytetarët, kundrejt pagesave, me kontrata pune false, në emër të kompanive angleze fiktive. Pasi merrte paratë, ai ndërpriste komunikimet, pa ofruar shërbimin për të cilin ishte paguar”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 

 

Të fundit