Flash News
Rama në monologun e viktimës, heroit dhe të inkriminuarit
Një lëvizje drejt Krishtërimit trazon Kosovën, një vend musliman
Sekuestrohen 670 mijë litra naftë kontrabandë në Durrës, arrestohen tre persona
Berisha denoncon skandalin: Në BKH është dorëzuar denoncim për Olsi Ramën dhe grupin e Xibrakës, nuk u hetua
Berisha: Eksportet janë në agoni të plotë prej narkoeurove, shqiptarët po humbasin vende pune
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Policia e Shtetit arrestoi dy vëllezër me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë, pasi akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë.
Sipas njoftimit zyrtar, ata akuzohen se nga veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“ kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro.
"Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut.
Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër).
Gjatë operacionit “Double click”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Sh. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.
Vijon bashkëpunimi me partnerët italianë, për ekstradimin e 2 shtetasve", njofton policia.