Flash News

E-TJERA

Masiv shkëmbor në aksin Ura e Dragotit-Këlcyrë, blloket qarkullimi

Masiv shkëmbor në aksin Ura e Dragotit-Këlcyrë, blloket
Një masiv shkëmbor, i përbërë nga inerte dhe dhe, ka rënë nga lartësitë e malit Trebeshina, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë. Incidenti shkaktoi paralizimin e qarkullimit në të dyja krahët e rrugës, duke krijuar një radhë kilometrike automjetesh.

Ngjarja ka nxitur ndërhyrjen e menjëhershme të ekipit të mirëmbajtjes së aksit rrugor Tepelenë-Përmet. Punonjësit kanë punuar intensivisht për pastrimin e rrugës, duke arritur të hapin një sens qarkullimi dhe të mundësojnë rikthimin e lëvizjes së automjeteve.

Aktualisht, autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë në proces për të siguruar hapjen e plotë të rrugës. Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të tjera.

Të fundit