Flash News

E-TJERA

“Maska e panevojshme nëse ruhet distanca”, mjekja shqiptare në Gjermani: Vendimi në Shqipëri, devijim nga protokolli i OBSH

“Maska e panevojshme nëse ruhet distanca”, mjekja shqiptare

Mbajtja e maskës me detyrim është kthyer në një temë debati në shumë vende dhe ka përplasur mjaft ekspertë të fushës.

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg ka komentuar në A2 masën e vendosur nga qeveria shqiptare prej ditës së sotme për mbajtjen e maskës me detyrim.

Ajo thotë se nëse qëndrojmë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme.

“Në Gjermani, duke qenë se numri i rasteve të reja është në rritje, janë rritur masat mbrojtëse, por maska është vendosur të mbahet në zonat publike në metropole, në rastet kur distanca 1,5 metra është e pamundur të ruhet. Në ambientet e hapura, në natyrë, ku njerëzit mund të ruajnë distancën nuk është e detyrueshme mbajtja e maskës.

Duhet të jemi pak fleksibël në lidhje me masat e rrepta që ushtrohen te popullata. Sa më shumë ta shtypim të drejtën për të dalë, aq më shumë njerëzit do të tentojnë ta shkelin rregullin. Nëse njerëzit qëndrojnë më shumë se 2 metra larg njëri-tjetrit, maska nuk duhet të jetë e detyrueshme. Për sa kohë ky vendim prek të drejtat e njërit ka edhe vendim politik në të”, u shpreh Aurora Meta Dollenberg.

Teksa komentoi vendimin në Shqipëri për mbajtjen e maskave në të gjitha ambientet publike, mjekja u shpreh se ky është një deviacion nga protokolli i përgjithshëm që kemi nga OBSH.  “Ky deviacion është në dobi të shëndetit, por është diku më radikal se ne në vendet europiane”.

 

 

Të fundit