Flash News

E-TJERA

"Maska e rekomandueshme për moshat mbi 6 vjeç", mjekja pediatre: Fëmijët e kalojnë lehtë COVID-in, por janë bartës të rrezikshëm për familjarët

"Maska e rekomandueshme për moshat mbi 6 vjeç", mjekja

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Gjeorgjina Kule, ka folur së fundmi për rëndësinë e maskës tek fëmijët, teksa ka theksuar se mosha e rekomandueshme për të mbajtur maskë është 6 vjeç e sipër.

Nëpërmjet një videomesazhi të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Kule shprehet se maska është një nga mjetet mbrojtëse edhe për fëmijët.

Më tej ajo nënvizon se fëmijët e kalojnë më lehtë koronavirusin por janë bartës të rrezikshëm për familjarët.

 “Maska është një nga mjetet mbrojtëse shumë të rëndësishme edhe për fëmijët e vegjël. Mosha e rekomandueshme që fëmijët të mbajnë maskë është 6 vjeç e sipër.

Sepse është një moshë që fëmijëve mund t’u shpjegohet për rëndësinë e maskës, për faktin pse duhet mbajtur dhe po kështu mund të kombinohet në formë lojërash apo maska me personazhe të përrallave apo të botës së tyre, për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme.

Maska është një mjet i vjetër mbrojtës ndaj shumë sëmundjeve infektive dhe i domosdoshëm për sëmundje që përhapen me anë të spërklave të ajrit apo sëmundjeve aerogene.

Nuk është një mjet i ri. Thjesht po vëmë në përdorim një mjet që ka ekzistuar prej kohës dhe që ka vërtetuar prej kohësh efikasitetin e tij”, shprehet Prof. Kule.

Të fundit