Flash News

E-TJERA

Maska me detyrim, Pipero kundër Ramës: Ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, apeli për kryeministrin

Maska me detyrim, Pipero kundër Ramës: Ne shqiptarët boll jemi

Mjeku Pëllumb Pipero ka kundërshtuar ndëshkimin me gjobë për qytetarët të cilët shkelin aktin normativ të qeverisë për mbajtjen e maskës.

Ai tha në tv klan se është dakord për përdorimin e detyrueshëm të maskës, por sipas tij qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe jo ta zbatojnë një rregull vetëm sepse u imponohet ose në të kundërt do të gjobiten.

"Kur kam thënë që maska duhet të bëhet e detyrueshme unë në këtë situatë kam qenë dhe jam kundër çdo gjobe sepse ne shqiptarët boll jemi gjobitur nga natyra, dy tërmete dhe pandemia.

Ne duhet të mësohemi të respektojmë çdo rregull dhe ligj që vjen sepse historikisht shqiptarët janë lidhur pas fjalës dhe jo pas normave administrative. Duhet ta dinë gjithë shqiptarët që Covid-19 nuk ka as këmbë, as krahë, as kokë, as logjikë. Ky virus nuk qarkullon me këmbët e veta, qarkullon me ne qytetarët. Maska duhet të jetë me vete për ta përdorur aty ku duhet dhe aq sa duhet. Përdorimi i maskës e ul ndjeshëm transmetimin e virusit dhe ul sëmundshmërinë nga ky virus", tha Pipero.

Ky i fundit i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të heqë gjobat.

"I them Kryeministrit që nuk jam dakort për gjobën, më duket e tepërt si Pëllumb”, është shprehur ai.

Të fundit