Flash News

E-TJERA

"Maskat" grabisin fugonin me banane, kërcënojnë shoferin dhe e nxjerrin nga mjeti

"Maskat" grabisin fugonin me banane, kërcënojnë

Një fugon mallrash është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë, tek rrethrrotullimi i Thumanës. Personit të cilit i është grabitur mjeti është shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kanë marrë fugonin me banane.

Policia është njoftuar menjëherë pas ngjarjes dhe gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Burime zyrtare njoftojnë se në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e autoreve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit