Flash News

E-TJERA

"Maskë ose gjobë nga 3 deri në 5 mijë lekë", publikohet udhëzuesi i ISHP-së: Rregullat e reja që duhet të ndiqni nga nesër

Publikohet udhëzuesi i ISHP-së. Kush është i detyruar ta mbajë, kush përjashtohet dhe dyjëzimet apo modifikimet në përdorimin e detyrueshëm të maskës ose barrierës mbrojtëse jashtë ambienteve të shtëpisë.

"Maskë ose gjobë nga 3 deri në 5 mijë lekë",

Me vendim të qeverisë, duke filluar nga dita e nesërme, datë 15 Tetor, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Referuar këtij urdhri, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin e ri i cili përcakton qartë rastet se kur duhet dhe nuk duhet mbajtur maska jashtë ambienteve të shtëpisë, por edhe modifikimet (ose dyjëzimet, edhe edhe) në përdorimin e barrierës mbrojtëse.

Përmes një deklarate publike, Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka bërë të ditur rregullat dhe kriteret e përgjithshme në përdorimin e maskave, të paraqitura në udhëzuesin e miratuar, me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Sipas udhëzuesit, maska është e detyrueshme për çdo individ mbi 11-vjeç. Në rastin e shkeljes së parë individët do të gjobiten me 30 mijë lekë të vjetra, në rast të një shkelje të dytë gjoba do të jetë 50 mijë lekë të vjetra, e për të vijuar më pas e duke u rritur.

Ndërkaq, për të gjithë personat që kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund ta mbajnë maskën, në momentin që dalin në rrugë, duhet të jenë të pajisur dhe me një vërtetim nga ana e mjekëve.

Të përjashtuar nga mbajtja e maskës do të jenë edhe të gjithë personat që udhëtojnë me familjarët e tyre në makinë, ndërkohë që në studiot televizive do të respektohet distanca 1.5 metra.

Kur duhet të mbahet maska:

Udhëzuesi përmban parimet e përdorimit të maskës dhe gjithashtu rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë.

1. Sa herë dilni nga shtëpia;

2. Cdo individ mbi moshën 11 vjeç;

3. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.

4. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar

5. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.

6. Edhe gjatë ecjes në rrugë

7. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh

8. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj

9. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë

10. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante

11. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes

12. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19

13. Në të gjitha institucionet fetare.

14. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.

15. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Modifikimet në përdorimin e maskës:

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

1. Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj

b.            Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.

2. Gjatë proçesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.

3. Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare

4. Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (trasparente).

5. Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli

6. Nga punëtorët që punojnë në ambjente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.

7. Nga të ftuarit në emisonet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Rastet përjashtimore të përdorimit të maskës:

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtjesë (maskës).

1.  Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

2.  Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.

3.  Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.

4. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.

5. Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të

6. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

7. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Të fundit