Flash News

E-TJERA

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në Lezhë

Materialet zgjedhore të 11 Majit mbërrijnë edhe në

Në ditën e sotme, materialet zgjedhore për KZAZ-të nr. 13 dhe nr. 14 në bashkinë e Lezhës kanë mbërritur pa vonesë dhe nën masa të rrepta sigurie.

Kryetari i Komisionit Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 13, Këler Sufja, deklaroi për mediat se procesi ka shkuar sipas planit, falë bashkëpunimit të ngushtë me partitë politike dhe kandidatët. “Ne kemi vendosur një dialog të vazhdueshëm me të gjitha palët, në mënyrë që çdo hap i procesit të jetë transparent dhe i rregullt,” tha Sufja.

Ai theksoi gjithashtu se komisioni disponon të gjitha mekanizmat ligjorë dhe administrativë për të trajtuar çdo situatë që mund të lindë gjatë fushatës apo ditës së votimit. “Nga monitorimi ndërkombëtar te inspektimet e brendshme, çdo gjë është në funksion të garantimit të një gare të ndershme,” shtoi ai.

Më parë gjatë ditës, nën masa të larta sigurie, materialet zgjedhore u dorëzuan edhe në KZAZ-të e Delvinës dhe Sarandës.

Të fundit