Flash News

E-TJERA

Matura Shtetërore 2023/ Publikohen modelet e testeve, Kushi: Do u vijnë në ndihmë maturantëve!

Matura Shtetërore 2023/ Publikohen modelet e testeve, Kushi: Do u

Ministria e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar modele të testeve të ngjashme për provimet e Maturës Shtetërore 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në 'Facebook', ku shkruan se në këtë formë do t'iu vijnë në ndihmë maturantëve për t'u përgatitur më mirë për provimet. 

Modelet e testeve përfshijnë 3 lëndët e detyruara, përkatësisht gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe lëndët me zgjedhje.

“Me qëllim mbështetjen e maturantëve të këtij viti gjatë fazës së përgatitjeve për Maturën Shtetërore, kemi publikuar disa modele testesh paraprake për të gjitha provimet, gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, gjuhë e huaj, si dhe lëndët me zgjedhje. Gjeni më poshtë linkun e këtyre testeve model:

http://qsha.gov.al/msh.html

Suksese të gjithë maturantëve!”, shkruan ministrja Kushi.

Në muajin dhjetor, Ministria e Arsimit dhe Sportit publikoi datat e provimeve. Provimi i parë, ai i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet më 1 Qershor, ndërsa i fundit më 19 Qershor.

LISTA:

- 1 Qershor, Gjuhë e Huaj

- 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

- 13 qershor, Matematikë

- 19 qershor, Lëndë me zgjedhje

Ndërsa, në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin "Mjekësi e Përgjithshme", provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.

Të fundit