Flash News

E-TJERA

Matura Shtetërore, 30 mijë nxënës testojnë njohuritë në Matematikë

Matura Shtetërore, 30 mijë nxënës testojnë

Maturantët do t’i nënshtrohen sot testit të tretë të Maturës Shtetërore. Janë 20 mijë maturantë të cilët do të testojnë njohuritë e tyre në Matematikë.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Provimi i fundit për maturantët është më 19 qershor, Lënda me Zgjedhje.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të riststojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë.

Sikurse edhe në vitet e kaluara u përsërit edhe këtë vit publikimi i tezave të provimit në kohën kur testi ishte duke u zhvilluar.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe vetë ministrja Evis Kushi ka thënë se kjo nuk ndikon në proces dhe nuk e cenon aspak mbarëvajtjen e tij.

Të fundit