Flash News

E-TJERA

Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të Matematikës, Kushi: 1820 nxënës kanë marrë 10

Matura Shtetërore, dalin rezultatet e testit të Matematikës,

Dalin rezultatet e testit të matematikës për Maturën Shtetërore 2020-2021.

Lajmi është bërë publik nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, sipas së cilës 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10”, shkruan Kushi.

Rezultatet e këtij provimi i gjeni në linkun:

Të fundit