Flash News

E-TJERA

Matura Shtetërore, mbi 33 mijë nxënës do të testohen sot për gjuhën e huaj

Matura Shtetërore, mbi 33 mijë nxënës do të testohen

Sot mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj, që është i pari në renditje për Maturën Shtetërore.

31,667 nxënës do të hyjnë për herë të parë në provim, ndërsa 2 mijë të tjerë kanë ngelur vitin e kaluar. Nga totali, 8 mijë nxënës janë vetëm në qarkun e Tiranës.

Provimi nis në orën 10:00 dhe mbyllet në 12:30. Përpara se të hyjnë në provim nxënësit duhet të paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Gjithsej janë 60 pyetje për tu plotësuar dhe për të kaluar një nxënës, duhet të marrë minimumi 25 % të pikëve, pra mbi 15 pikë.

 

Të fundit