Flash News

E-TJERA

Maturantët do t'i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më pak se 15 nxënës në çdo klasë

Maturantët do t'i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës
Foto ilustruese

Rreth 34 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të dytë, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10.00 dhe do të përfundojë në 12.30.

Në të gjithë vendin janë 208 qendra, ku do të zhvillohet. Me rreth 8300 maturantë, Tirana ka 38 qendra. Më herët maturantët kanë zhvilluar testin për gjuhën e huaj, ndërsa ai i matematikës dhe lëndëve me zgjedhje do të zhvillohet në 11 dhe 15 qershor.

Ky është viti i dytë radhazi që provimet e maturës po zhvillohen në kushtet e pandemisë. Në klasa nuk do të lejohen më shumë se 15 nxënës.

Të fundit